Për dy net radhazi në gjithë Izraelin u dëgjuan sirenat, derisa mbrojtja ajrore u përpoq të kapte raketat iraniane.
Në Tamra në veri të vendit – një qytet kryesisht palestinez – një shtëpi u shemb pjesërisht pasi u godit. Orë më vonë, në një valë të dytë sulmesh, një ndërtesë në qytetin qendror të Bat Yam u dëmtua rëndë. Ndërsa agoi mëngjesi, ekipet e emergjencës ende po kërkonin për të zhdukurit.
Shërbimi i emergjencës së Izraelit ka bërë të ditur se në sulmet e natës u vranë katër persona, shkruan BBC.
