Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Spanja ndryshon protokollin detar: Marina do të reagojë pa pritur autorizim nga eprorët

GD
Gazeta Demos18 tetor 2026 në 23:44
Spanja ndryshon protokollin detar: Marina do të reagojë pa pritur autorizim nga eprorët

Marina Ushtarake e Spanjës ka ndryshuar procedurat e reagimit ndaj kalimit të anijeve marokene në ujërat territoriale pranë Ceutës dhe Melillës. Tashmë, forcat detare ndërhyjnë në mënyrë më aktive, pa pritur autorizim paraprak nga nivelet më të larta të komandës.

Sipas raportimeve të gazetës spanjolle El Mundo, duke cituar një burim ushtarak, më herët lëvizjet e anijeve marokene monitoroheshin kryesisht nga Qendra e Operacioneve dhe Mbikëqyrjes së Veprimtarisë Detare (COVAM), pa ndërhyrje të drejtpërdrejtë, shkruan Euronews.

Megjithatë, situata ka ndryshuar që nga ditët e fundit të korrikut. Tani, përveç monitorimit, anijet e Marinës spanjolle dalin në det për të takuar dhe vëzhguar nga afër mjetet lundruese marokene.

“Jemi më vigjilentë; nuk presim më që ato të hyjnë përpara se të veprojmë”, citohet të ketë thënë burimi ushtarak për El Mundo.

Koncepti juridik i “kalimit të padëmshëm” u lejon anijeve të huaja të kalojnë nëpër ujërat territoriale të një shteti bregdetar, për sa kohë që lundrimi i tyre nuk cenon paqen, rendin apo sigurinë e këtij shteti.

Ky parim rregullohet nga Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit dhe është baza ligjore që Maroku ka përdorur për të argumentuar praninë dhe lëvizjet e anijeve të tij pranë Ceutës dhe Melillës.

Sipas raportimit, deri më 30 korrik, autoritetet spanjolle i ndiqnin këto lëvizje kryesisht përmes monitorimit, pa ndërhyrë drejtpërdrejt. Ndryshimi i protokollit vjen pas incidenteve të fundit, përfshirë lëvizjet detare në periudhën kur në kufirin e Ceutës u regjistrua një fluks masiv migrantësh

marinapriturautorizim

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 21:44A do të kandidojë JD Vance për president në vitin 2028?
  • 21:28Hidhet gaz lotsjellës në një klub nate në Bosnjë, 38 të lënduar
  • 20:51Makina të djegura dhe xhama të thyer në rrugët e Parisit, pasi protestat u shndërruan në trazira dhe plaçkitje
  • 18:09Franca po digjet, Trump: Mbyllni kufijtë dhe merrni kontrollin
  • 16:42Qindra qytetarë në protesta në Itali kundër çmimeve të larta