Një valë e nxehtësisë ekstreme ka përfshirë Europën, duke thyer rekorde temperaturash në Spanjë dhe Portugali dhe duke shkaktuar pasoja serioze në Itali. Në mbi gjysmën e rajoneve italiane është ndaluar puna në ambient të hapur gjatë orëve më të nxehta të ditës.
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e të nxehtit: një djalë i vogël në Katalonjë, një grua 53-vjeçare në Palermo, si dhe një burrë 70-vjeçar pranë Torinos, që u mbyt pas stuhive të papritura që pasuan të nxehtin.