Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Starmer jep lamtumirën para deputetëve: “Ky është fundi i rrugëtimit tim politik”

GD
Gazeta Demos15 korrik 2026 në 18:01
Starmer jep lamtumirën para deputetëve: “Ky është fundi i rrugëtimit tim politik”

Kryeministri britanik, Keir Starmer deklaroi se “ky është fundi i rrugëtimit tim politik”, teksa mbajti fjalimin e tij nga foltorja në seancën e fundit të pyetjeve për kryeministrin, në një atmosferë emocionale.

Kryeministri e nisi fjalimin duke bërë homazhe për ish-politikanen e vrarë Ann Widdecombe, duke thënë se ishte “vërtet i tronditur” nga vdekja e saj, ndërsa liderja e konservatorëve, Kemi Badenoch, e përshkroi ish-deputeten konservatore si “një grua me parime të larta”.

Badenoch premtoi se do të ishte më e butë me Starmerin sesa ai kishte qenë me Boris Johnsonin gjatë seancës së tij të fundit. Sipas BBC-së, mes dy liderëve mbizotëroi “një ton pajtues dhe njerëzor”

Nga ana e tij, Starmer e falënderoi Badenoch për mbështetjen që i kishte dhënë pas sulmit me zjarrvënie ndaj shtëpisë së familjes së tij, si dhe pas vdekjes së vëllait të tij.

Në këmbim, Badenoch e vlerësoi Starmerin për ftesën që i bëri presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të vizituar Downing Street, pas përplasjes së tij të ashpër me presidentin amerikan Donald Trump.

Përtej diskutimeve të zakonshme në seancën e fundit, pati edhe momente me humor, përfshirë shaka rreth futbollit. Megjithatë, Starmer shmangu një pyetje nëse do të shpallte një ditë pushimi kombëtar në rast se Anglia fiton Kupën e Botës.

Nuk munguan as momentet gazmore, si kur Starmer u tha votuesve në zgjedhjet e pjesshme në Clacton që “ta hedhin votën në kosh”, një referencë humoristike ndaj kandidatit Count Binface (bin = kosh).

Ndërsa ministrja e Financave, Rachel Reeves, dhe anëtarë të ekipit të tij politik fshinin lotët, Starmer e mbylli fjalimin me fjalët: “Për gruan dhe fëmijët e mi, ju dua. Mirupafshim”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 10:57Peshkaqeni e kafshoi “deri në kockë”, 27-vjeçari shpëton pas sulmit në Irlandë
  • 09:54Tërmeti shkatërrues në Kolumbi: 265 të vdekur, 3 mijë e 500 të plagosur dhe 496 të zhdukur – vijon beteja për të mbijetuarit
  • 09:53Zjarret në rrethinat e Tiranës: Në Daias flakët u afrohen banesave
  • 10:05Zjarri në një fshat të Fierit zgjerohet gjatë natës, 68 forca vijojnë luftën me flakët
  • 09:12Trumpi konfirmon ndërrimin e fshehtë të avionit pas kthimit nga samiti në Turqi