Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Të paktën 24 të vrarë nga hedhja e bombave nga parashutisti në festivalin budist në Myanmar

GD
Gazeta Demos8 tetor 2025 në 09:08
Të paktën 24 të vrarë nga hedhja e bombave nga parashutisti në festivalin budist në Myanmar

Një sulm me parashutë gjatë një festivali dhe proteste në Mianmar ka vrarë të paktën 24 persona dhe ka plagosur 47 të tjerë. Lajmi është bërë i ditur për BBC nga një zëdhënës i Qeverisë së Unitetit Kombëtar në mërgim.

Rreth 100 persona ishin mbledhur në qytezën Chaung U të hënën në mbrëmje për festivalin Thadingyut , një festë kombëtare me rrënjë budiste, kur një parashutë me motor hodhi dy bomba mbi turmën, tha një zyrtar lokal nën Forcën e Mbrojtjes Popullore anti-junta.

Mianmari ka qenë në luftë civile që prej vitit 2021, kur ushtria mori pushtetin në një grusht shteti. Sipas vlerësimeve të OKB-së, konflikti ka vrarë më shumë se 5 mijë civilë.

Zyrtari i Forcës së Mbrojtjes Popullore i tha BBC-së se gjatë tubimit të së hënës, ata kishin marrë informacion për një sulm të mundshëm ajror dhe u përpoqën ta përfundonin shpejt protestën, por parashutistët mbërritën më herët se sa pritej.

“Ata mbërritën dhe e hodhën bombën brenda vetëm shtatë minutash. Kur ra bomba e parë, unë rashë në tokë, por më goditi pjesën e poshtme të gjurit. Kishte njerëz të vrarë pranë meje.”, tha ai.

Sipas dëshmive vendase, shkatërrimi i shkaktuar nga bombat e bëri të vështirë identifikimin e trupave të pajetë.

“Fëmijët u bënë copë-copë,” tha për AFP një grua që kishte ndihmuar në organizimin e eventit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:57Tensionet në Lindjen e Mesme, Emiratet e Bashkuara Arabe ndërpresin marrëdhëniet ekonomike me Iranin
  • 22:41“Reuters”: ShBA do të ofrojë 206 milionë dollarë për forcën paqeruajtëse në Gaza
  • 22:40Raporti: Irani ka ekzekutuar 900 persona që nga protestat e janarit
  • 22:26Pas Evropës edhe Amerika ‘shijon’ një eklips: “Hëna e përgjakur” ndriçon qiellin me 28 gusht
  • 21:50Operacion antidrogë në Spanjë dhe Portugali, kapen mbi 3.3 ton kokainë