Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 persona të plagosur

GD
Gazeta Demos26 prill 2026 në 20:29
Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 persona të plagosur

Të paktën nëntë persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri pranë Universitit të Indiana në Bloomington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raportojnë mediat.

Sipas New York Post ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës së së dielës në Kirkëook Avenue, në një zonë ku ishin mbledhur mijëra persona pas garës vjetore të biçikletave “Little 500”, një aktivitet tradicional studentor që tërheq pjesëmarrje të madhe çdo vit.

Sipas autoriteteve, policia ka mbërritur shpejt në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur disa persona të plagosur një bllok larg kampusit universitar. Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tyre nuk është bërë ende e ditur plotësisht.

Dëshmitarë okularë kanë deklaruar se para të shtënave ka ndodhur një përplasje verbale dhe fizike mes dy grave, e cila më pas ka eskaluar në përdorimin e armës së zjarrit. Sipas këtyre dëshmive, njëra prej tyre ka hapur zjarr gjatë konfliktit.

Policia lokale ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të arrestuar lidhur me incidentin.

SHBA

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:45Rubio paralajmëron se lufta e Rusisë mund të përhapet përtej kufijve të Ukrainës
  • 19:23Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të nëntorit
  • 15:53Trump përsërit pretendimet për Nobel: Kam zgjidhur tetë luftëra