Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Tensionet tregtare: Rubio takon Wang të Kinës, thuhet se ka shanse të mira për bisedime Trump-Xi

GD
Gazeta Demos11 korrik 2025 në 18:46
Tensionet tregtare: Rubio takon Wang të Kinës, thuhet se ka shanse të mira për bisedime Trump-Xi

Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, tha të premten se pati bisedime “pozitive dhe konstruktive” me Ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yi, ndërsa dy fuqitë e mëdha garojnë për të çuar përpara agjendat e tyre në Azi në një kohë tensioni për shkak të ofensivës tarifore të Washingtonit.

Diplomati më i lartë i ShBA-së ishte në Malajzi në udhëtimin e tij të parë në Azi që nga marrja e detyrës, duke kërkuar të theksonte angazhimin e ShBA-së ndaj rajonit në Samitin e Azisë Lindore dhe Forumin Rajonal të ASEAN-it, ku shumë vende po përballeshin me një sërë tarifash të larta të SHBA-së të njoftuara nga presidenti i ShBA-së, Donald Trump, këtë javë.

Rubio pati bisedimet e tij të para ballë për ballë me ministrin e Jashtëm të Kinës, të cilat erdhën pasi Pekini paralajmëroi Washingtonin kundër rivendosjes së taksave të rënda mbi mallrat e saj muajin e ardhshëm dhe kërcënoi me hakmarrje kundër kombeve që arrijnë marrëveshje me ShBA-në për ta përjashtuar Kinën nga zinxhirët e furnizimit.

Wang kritikoi ashpër Uashingtonin gjatë bisedimeve me homologët aziatikë në Malajzi, duke i quajtur tarifat e SHBA-së “sjellje tipike unilaterale ngacmuese”.

Por të dyja palët e përshkruan takimin e tyre dypalësh si pozitiv dhe konstruktiv të premten. Dhe Rubio tha se shanset që Trump të takohet me Presidentin kinez Xi Jinping ishin të larta, shkruan Reuters

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 21:10Dy të vdekur dhe qindra të evakuuar pas shpërthimit të dy zjarreve në një ishull grek
  • 19:16Sherri për klientët, plagoset shitësi i biletave në Vlorë
  • 19:15NATO rrëzon një tjetër dron të dyshuar rus
  • 19:10Arrestohet një shqiptar në Bari të Italisë që dyshohet se e rrahu për vdekje partneren
  • 17:55Dy të vdekur nga zjarret që kapluan ishullin grek të Salaminës