Që prej orës 14:00 po mbahet protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë.
Studentët kanë shkulur nga vendi kangjellat e rrethimit të rrugës dhe pllakat e trotuarit, ndërsa me to kanë qëlluar xhamat e ministrisë.
Në këtë sulm janë angazhuar disa të rinj, ndërkohë pjesa tjetër lëshon thirrje në kor: “Dorëheqje!”


