Koreja e Veriut lëshoi të paktën një raketë balisitke në Detin e Japonisë të dielën, tha ushtria e Koresë së Jugut, ndërsa Tokio tha se kishte lëshuar dy raketa.
Roja bregdetare japoneze, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes, tha se dy raketat duket se e kishin përfunduar fluturimin e tyre, pa specifikuar se ku ranë.
Agjencia japoneze e lajmeve Jiji Press raportoi se ato ranë jashtë Zonës Ekonomike Ekskluzive të vendit, duke cituar burime brenda Ministrisë së Mbrojtjes.
Ky është testi i dytë nga Pheniani që nga fillimi i vitit, pas një breshërie raketash më 4 janar, para se Presidenti i Koresë së Jugut Lee Jae-myung të nisej për një samit në Kinë dhe pak pasi SHBA-të arrestuan Presidentin Venezuelan Nicolas Maduro.
