Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Vercellit, midis Crescentino dhe Livorno Ferraris në Itali, ku një aeroplan i vogël është rrëzuar. Si pasojë kanë humbur jetën piloti 49-vjeçar dhe vajza e tij 18-vjeçare, raportojnë mediat italiane .
Në faqen e tij në Facebook, piloti kishte postuar së fundmi foto të një fluturimi tjetër me vajzën e tij më datën 21 gusht të kaluar, i cili shkruante: “Unë dhe bashkëpilotja ime e bukur”.