Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat i tipit “Learjet 60” është rrëzuar në një zonë të banuar pranë Cresthaven, në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas raportimit të TMZ-së, avioni është rrëzuar të dielën rreth orës 12:50, sipas kohës lokale, duke u përplasur pranë një rruge dhe duke shkaktuar një shpërthim të madh zjarri.
Pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes tregojnë momentin kur avioni bie me hundë drejt tokës, ndërsa pas përplasjes shihet një zjarr i madh dhe një gropë e krijuar në rrugë.

