Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Tragjike në Itali: Një 20-vjeçar mbytet në ujërat e Venecias

GD
Gazeta Demos5 maj 2026 në 11:16
Tragjike në Itali: Një 20-vjeçar mbytet në ujërat e Venecias

Një 20-vjeçar ka humbur jetën në Venecia, pasi u mbyt në ujërat pranë zonës së San Polos.

Sipas raportimeve, i riu ishte pjesë e një grupi prej tre personash që përfunduan në ujë. Dy prej tyre arritën të shpëtohen nga një varkë që po kalonte aty pranë, ndërsa i treti nuk doli më në sipërfaqe.

Trupi i viktimës u gjet mëngjesin e sotëm pranë kazermave të Guardia di Finanza. Zjarrfikësit ndërhynë rreth orës 05:30, duke nisur menjëherë operacionin e kërkim-shpëtimit.

Në vendngjarje u angazhuan dy njësi zjarrfikëse të lagunës nga Dorsoduro, të mbështetura nga zhytës rajonalë, të cilët kryen kërkime intensive në zonë. Rreth orës 07:15, trupi i të riut u lokalizua dhe u nxor nga uji, transmeton Top Channel.

Në operacion morën pjesë gjithashtu karabinierët dhe ekipet mjekësore të urgjencës. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Venecia

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:20“The Telegraph”: Edhe investitorët e Zvërnecit pas marrëveshjes së turpshme Trump – Putin?
  • 20:01Polonia arreston një person të dyshuar për planifikimin e atentatit ndaj kryeministrit Tusk
  • 19:27Trump njofton për armëpushim energjetik mes Ukrainës dhe Rusisë
  • 19:04Dalin PAMJET- Huthët godasin sërish aeroportin e Riadit në Arabinë Saudite
  • 17:04Trump: SHBA mund t’iu bashkohet sulmeve saudite ndaj rebelëve Huthi