Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po zhvillon një takim me ekipin e sigurisë kombëtare në “Situation Room”, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, raporton CNN.
Ky takim po zhvillohet në kohën kur Trump po shqyrton nëse SHBA duhet të përfshihet më tej në konfliktin e vazhdueshëm mes Izraelit dhe Iranit. Presidenti amerikan u largua një ditë më herët nga samiti i G7 në Kanada për t’u kthyer në Washington.
Reuters raportoi më herët se ushtria amerikane po dislokon më shumë aeroplanë luftarakë në Lindjen e Mesme dhe po zgjat qëndrimin e disa avionëve të tjerë luftarakë, duke forcuar kështu praninë ushtarake të SHBA-së në rajon teksa lufta mes Izraelit dhe Iranit po vazhdon.
