Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv që kërcënon me tarifa vendet që tregtojnë me Iranin

GD
Gazeta Demos7 shkurt 2026 në 08:14
Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv që kërcënon me tarifa vendet që tregtojnë me Iranin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se mund të vendosë tarifa shtesë ndaj vendeve që vazhdojnë të bëjnë tregti me Iranin, përmes një urdhri ekzekutiv të nënshkruar të premten.

Urdhri nuk e specifikon përqindjen që mund të vendoset, por përdor si shembull 25% dhe thotë se do të zbatohet për mallrat e importuara në SHBA nga çdo shtet që “drejtpërdrejt ose tërthorazi blen, importon ose përndryshe siguron mallra apo shërbime nga Irani”, raporton BBC .

Trump nuk ka komentuar drejtpërdrejt për urdhrin, por ka përsëritur se Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore, gjatë një deklarimi nga avioni presidencial Air Force One të premten në mbrëmje.

Kjo ndodh në kohën kur vazhdojnë bisedimet mes zyrtarëve të lartë amerikanë dhe iranianë në Oman, pas disa javësh kërcënimesh nga të dyja palët. Trump kishte kërcënuar më herët këtë vit me një tarifë 25% për vendet që bëjnë biznes me Iranin, përmes një postimi në Truth Social.

Më 12 janar ai kishte shkruar: “Me efekt të menjëhershëm, çdo vend që bën biznes me Republikën Islamike të Iranit do të paguajë një tarifë prej 25% për çdo biznes që zhvillon me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

Në atë kohë nuk u dhanë detaje të tjera se si do të funksiononin këto tarifa në praktikë.

Shtëpia e Bardhë tha se ky urdhër i fundit ekzekutiv rikonfirmon “gjendjen e vazhdueshme të emergjencës kombëtare në lidhje me Iranin”, duke theksuar se presidenti mund ta ndryshojë atë nëse rrethanat ndryshojnë.

Në deklaratë thuhet: “Presidenti po e mban Iranin përgjegjës për përpjekjet e tij për kapacitete bërthamore, mbështetjen për terrorizmin, zhvillimin e raketave balistike dhe destabilizimin rajonal që rrezikon sigurinë, aleatët dhe interesat amerikane.”

Donald Trump

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 13:50Bitcoin rikthehet fuqishëm, kriptomonedha nis një tjetër hov në treg
  • 22:57Tragjedi në Nigeri: 40 fëmijë të vdekur pas përmbysjes së një varke
  • 22:45ShBA: Sanksionet do ta “shtypin” ekonominë e Iranit dhe do ta “shembin” regjimin e tij
  • 22:42Shoferi pësoi goditje në tru gjatë vozitjes, dy pasagjerë shmangin tragjedinë në Suedi
  • 21:56Peruja goditet nga një tërmet i fuqishëm