Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Trump niset për në Alaskë, para takimit me Putinin publikon një mesazh të shkurtër: RREZIK I LARTË!!!

GD
Gazeta Demos15 gusht 2025 në 14:47
Trump niset për në Alaskë, para takimit me Putinin publikon një mesazh të shkurtër: RREZIK I LARTË!!!

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shkruar një mesazh të shkurtër, por domethënës në rrjetin social Truth Social.

“RREZIK I LARTË!!!”, shkroi ai me shkronja të mëdha, gjersa po nisej nga Uashingtoni drejt Alaskës.

Trump pritet të zhvillojë një takim me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe ngjarja po tërheq vëmendjen e madhe të opinionit botëror.

Ndërkohë, mesazhi enigmatik i Trumpit ka rritur pritshmëritë dhe ka lënë të hapur shumë pikëpyetje: A është fjala për një rrezik të vërtetë gjeopolitik? Një krizë në horizont? Apo thjesht një strategji për të tërhequr vëmendjen mediatike dhe për të krijuar tension para takimit?

Ndërkohë, lideri amerikan ka folur për gazetarët në bordin e aeroplanit “Air Force One”.

Putin beson se sulmet e vazhdueshme ndaj Ukrainës “i japin forcë”, por Trump thotë se “unë mendoj se e dëmtojnë atë.”

“Mendoj se ata po përpiqen të negociojnë, në mendjen e [Putinit] kjo e ndihmon për të arritur një marrëveshje më të mirë. Por në fakt e dëmton… por do të flas me të për këtë më vonë”, thotë 79-vjeçari.

Ai shton se shkëmbimet territoriale “do të diskutohen, por duhet ta lejojmë Ukrainën ta marrë atë vendim. Mendoj se ata do të marrin një vendim të drejtë”, raporton skynews.

Trump vijon duke thënë se garancitë e sigurisë për Ukrainën, diçka që konsiderohet thelbësore në Kiev dhe Evropë, janë të mundshme “ndoshta, së bashku me Evropën dhe vende të tjera. Jo në formën e NATO-s”.

Ndryshe, fakti që takimi zhvillohet në Alaskë – një territor strategjik, i pozicionuar ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë – i shton edhe më shumë peshë dhe simbolikë ngjarjes.

Takimi do të mbahet në “Joint Base Elmendorf-Richardson”, baza më e madhe ushtarake në Alaska dhe ka qenë një pikë kritike e mbrojtjes ajrore dhe komandës qendrore amerikane për të përballuar kërcënimet nga Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë.

SHBA

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 21:10Dy të vdekur dhe qindra të evakuuar pas shpërthimit të dy zjarreve në një ishull grek
  • 19:16Sherri për klientët, plagoset shitësi i biletave në Vlorë
  • 19:15NATO rrëzon një tjetër dron të dyshuar rus
  • 19:10Arrestohet një shqiptar në Bari të Italisë që dyshohet se e rrahu për vdekje partneren
  • 17:55Dy të vdekur nga zjarret që kapluan ishullin grek të Salaminës