Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Trump: Nuk kemi marrë sinjale nga Irani për pezullimin e bisedimeve të paqes

GD
Gazeta Demos1 qershor 2026 në 20:15
Trump: Nuk kemi marrë sinjale nga Irani për pezullimin e bisedimeve të paqes

Donald Trump ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë informacion nga Irani lidhur me raportimet se Teherani ka pezulluar bisedimet e paqes, duke komentuar situatën në një telefonatë të shkurtër për NBC News.

Sipas tij, një deklaratë e tillë është “e përshtatshme për t’u thënë”, duke shtuar se Irani “janë negociatorë më të mirë sesa luftëtarë”. Megjithatë, Trump theksoi se kjo nuk nënkupton përshkallëzim ushtarak nga SHBA-ja

“Kjo nuk do të thotë që ne do të shkojmë dhe do të fillojmë të hedhim bomba kudo atje”, u shpreh ai, duke shtuar më tej se sipas tij është folur shumë për situatën dhe se “heshtja do të ishte shumë më e mirë”.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur agjencia iraniane Tasnim ka raportuar më herët se negociatorët e Iranit do të ndalojnë bisedimet dhe shkëmbimin e mesazheve përmes ndërmjetësve.

Po ashtu, sipas kësaj agjencie, Irani ka ndërmarrë hapa për bllokimin e plotë të Ngushticës së Hormuzit, ndërsa është përmendur edhe mundësia që Ngushtica Bab al-Mandeb, e cila lidh Detin e Kuq me Gjirin e Adenit dhe Oqeanin Indian, të vihet në shënjestër në zhvillimet e mëtejshme.

SHBA

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 16:36Numër i madh i pjesëmarrësve: Ndryshon adresa e protestës në Bruksel
  • 18:57Kërkesat e veçanta të liderit kinez në Shtëpinë e Bardhë, rikthehen spekulimet për shëndetin e tij
  • 18:00Tre tërmete të njëpasnjëshme alarmojnë Turqinë