Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar në rrjetin e tij social një imazh të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, i shoqëruar me mesazhin: “Qetësia para stuhisë”.
Në foton e postuar në platformën Truth Social, Trump shfaqet i rrethuar nga anije ushtarake, ndërsa në sfond duken re të errëta dhe rrufe.
Postimi vjen në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme. Sipas raportimeve të gazetës The New York Times, SHBA-ja dhe Izraeli po zhvillojnë përgatitjet më intensive për sulme të mundshme ndaj Iranit që nga armëpushimi i muajit të kaluar.
