Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Trumpi akuzon Minesotan për mbulim kriminal të mashtrimeve financiare

GD
Gazeta Demos25 janar 2026 në 23:24
Trumpi akuzon Minesotan për mbulim kriminal të mashtrimeve financiare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka hedhur akuza të rënda ndaj shtetit të Minesotas përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e quajtur atë “mbulim kriminal” të asaj që ai e përshkroi si mashtrim masiv financiar.

Me gjithë akuzat, Trumpi nuk ka ofruar detaje shtesë apo prova konkrete për pretendimet e tij, raportoi BBC.

Gjatë ditës edhe Shtëpia e Bardhë ka ngritur akuza të ngjashme. Zëdhënësja Karoline Leavitt, deklaroi se nën “udhëheqjen jokompetente” të guvernatorit Tim Walz, Minesota ka lejuar skema të gjera mashtrimi që, sipas saj, kanë çuar në vjedhjen e dhjetëra miliarda dollarëve nga fondet e taksapaguesve amerikanë.

Çështja e mashtrimeve financiare në Minesota është diskutuar prej kohësh si në Uashington, ashtu edhe në nivel shtetëror.

Guvernatori Tim Walz ka hedhur poshtë akuzat, duke mbrojtur administratën e tij dhe duke theksuar se autoritetet kanë punuar prej vitesh për të luftuar aktivitetet kriminale.

Ai ka akuzuar Trumpin se po e politizon këtë çështje me qëllim shkurtimin e fondeve për programet sociale që, sipas tij, ndihmojnë qytetarët e Minesotas

SHBA

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 17:04Trump: SHBA mund t’iu bashkohet sulmeve saudite ndaj rebelëve Huthi
  • 16:10Shpërthimi në Greqi, vdes edhe shqiptari tjetër
  • 16:06Turqi: Autobusi turistik përplaset me automjetin, 11 persona humbin jetën e 27 tjerë lëndohen
  • 13:25Reagimet pas sulmit me 12 viktima në aeroportin e Riadit: OKB paralajmëron përshkallëzim të situatës
  • 12:25Trump: Ukraina duhet të ketë president të ri