Christa Pike, e cila ndodhet në pritje të ekzekutimit me vdekje në SHBA, ka bërë deklaratën e saj të parë publike që nga dy ekzekutimet e dështuara në muajin shtator.
"Që nga ajo natë, nuk ka pasur asnjë moment që të mos kem ndjerë dhimbje", tha ajo në një deklaratë të publikuar të premten nga ekipi i saj ligjor në rrjetet sociale.
"Trupi më dhemb. Më dhëmbin krahët. Më dhëmbin duart. Më dhemb fyti. Ende e kam të vështirë të flas. Dhe dhimbja nuk është vetëm fizike. Ka dhimbje edhe në mendjen dhe shpirtin tim".
