Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Vjedhje spektakolare: 20 hajna bastisin dyqanin e bizhuterive dhe marrin mbi 1.4 milionë dollarë brenda një minute

GD
Gazeta Demos14 mars 2026 në 08:28
Vjedhje spektakolare: 20 hajna bastisin dyqanin e bizhuterive dhe marrin mbi 1.4 milionë dollarë brenda një minute

Një video e publikuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë tregon momentin kur një grup prej rreth 20 grabitësish të maskuar hyn me forcë në një dyqan bizhuterish në Kaliforni dhe arrin të marrë mallra me vlerë mbi 1.4 milion dollarë brenda një minute.

Grabitja ndodhi në qershor të vitit 2025 në dyqanin e bizhuterive “Kumar” në Fremont. Sipas autoriteteve, ngjarja u realizua nga një grup i organizuar, i cili përdori çekiçë për të thyer vitrinat e dyqanit.

Pamjet tregojnë disa automjete që ndalojnë jashtë dyqanit, ndërsa burrat e maskuar zbresin dhe hyjnë me vrap në ambientet e brendshme. Duke mbajtur çanta shpine, ata thyen me shpejtësi xhamat e vitrinave dhe marrin një pjesë të madhe të bizhuterive të ekspozuara.

Sipas mediave amerikane, grabitësit arritën të marrin rreth 75% deri në 80% të mallrave në dyqan. Brenda rreth 70 sekondash, ata morën bizhuteri me vlerë mbi 1.4 milion dollarë dhe u larguan me automjetet që i prisnin jashtë.

Autoritetet e përshkruan ngjarjen si një “vjedhje në stil mafioz”. Hetimet u vështirësuan pasi automjetet e përdorura për arratisje rezultuan të vjedhura, çka e bëri më të vështirë gjurmimin e autorëve përmes kamerave të sigurisë.

Megjithatë, një patrullë policie arriti të ndalojë një prej automjeteve që kishte shkelur e qarkullimit. Si pasojë u arrestuan katër të rinj të moshës 19 deri në 20 vjeç, ndërsa dy prej tyre u liruan më vonë pasi çështja nuk ishte dërguar ende në gjykatë.

Kaliforni

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 12:24CNN: Qëllimet e administratës Trump për luftën me Iranin kanë ndryshuar dhe janë reduktuar
  • 10:01Trungu i pemës çau veturën pas përplasjes, dy të rinj i shpëtojnë mrekullisht aksidentit
  • 22:46Izraeli kryen një seri sulmesh në Liban, vriten 11 persona
  • 21:18Inflacioni në Iran pritet të arrijë në 69 për qind
  • 16:31Tragjedi: Vajza 4-vjeçare humb jetën në zjarr