Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Vuçiq: S’e pranoj pavarësinë e Kosovës, nëse dikush pas meje dëshiron ta bëjë këtë, le ta zgjidhë vetë

GD
Gazeta Demos24 tetor 2025 në 11:09
Vuçiq: S’e pranoj pavarësinë e Kosovës, nëse dikush pas meje dëshiron ta bëjë këtë, le ta zgjidhë vetë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar mbrëmë në Beograd se mendon se ekzistojnë gjasa që Serbia të hyjë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, por pengesë për këtë mbetet zgjidhja e problemit me Kosovën.

I pyetur se kur do të hyjë Serbia në BE, Vuçiqi ka thënë për televizionin publik serb RTS se “mendon se gjatë një viti e gjysmë të ardhshëm do të ketë shumë befasi dhe vendime të ndryshme gjeopolitike, sepse gjithçka po ndryshon”.

“Nuk më pëlqen të flas për vite të caktuara, por besoj se ekzistojnë gjasa që Serbia të hyjë në BE para vitit 2030. Megjithatë, ekziston edhe një çështje tjetër – si të zgjidhet çështja e Kosovës. Unë nuk mund dhe nuk do ta pranoj pavarësinë e Kosovës, nëse dikush tjetër pas meje dëshiron ta bëjë këtë, le ta zgjidhë vetë”, ka pretenduar Vuçiqi.

I pyetur nëse interesi i qytetarëve të Serbisë është më shumë që Serbia të mos vendosë sanksione ndaj Rusisë sesa të ecë më shpejt drejt Bashkimit Evropian, Vuçiqi ka thënë se “beson se tani ekziston një vrull i ri dhe se ata (BE) e kuptojnë se Serbia është e rëndësishme për Bashkimin Evropian, ndoshta pak më shumë se më parë”.

“Për ne BE-ja është shumë e rëndësishme, nuk kam asnjë iluzion në këtë drejtim. BE-ja është investitori më i madh dhe ende është vendi ku jetohet më mirë, edhe pse normat e rritjes dhe ekonomia janë në rënie”, ka thënë Vuçiq.

Sa i përket takimit të javës së kaluar me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Beograd, Vuçiqi ka thënë se “kanë biseduar shumë gjatë, në katër sy, për të gjitha temat e rëndësishme”.

“Biseda ishte e hapur dhe e sinqertë, ishte bisedë mes dy njerëzve që e respektojnë njëri-tjetrin. Kaq mund të them”, ka shtuar Vuçiqi.

Aleksandar Vuçiq

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 16:20Përpjekjet në Ngushticën e Hormuzit, Trump kërcënon Omanin: Nëse na del përpara, do ta bombardojmë
  • 21:10Dy të vdekur dhe qindra të evakuuar pas shpërthimit të dy zjarreve në një ishull grek
  • 19:16Sherri për klientët, plagoset shitësi i biletave në Vlorë
  • 19:15NATO rrëzon një tjetër dron të dyshuar rus
  • 19:10Arrestohet një shqiptar në Bari të Italisë që dyshohet se e rrahu për vdekje partneren