Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Zhduku 700 mijë euro nga arka e Postës së Durrësit, burg për ish-drejtoreshën – dyshohet se frekuentonte kazino

GD
Gazeta Demos18 korrik 2026 në 15:31
Zhduku 700 mijë euro nga arka e Postës së Durrësit, burg për ish-drejtoreshën – dyshohet se frekuentonte kazino

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-drejtoreshën e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, e cila akuzohet për përvetësimin e 69 milionë lekëve të rinj, para të destinuara për pensione dhe ndihma sociale.

Gjatë seancës gjyqësore, Prokuroria paraqiti prova të reja, duke pretenduar se Mataj frekuentonte kazino, një rrethanë që është përfshirë në hetimet ndaj saj.

Ndërkohë, Gjykata vendosi masën “arrest në shtëpi” për shefen e Financës, Valbona Duni, dhe arkëtaren Paola Dana, të cilat akuzohen së bashku me ish-drejtoreshën për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, të kryera në bashkëpunim, shkruan A2CNN.

Sipas hetimeve, tre të dyshuarat dyshohet se gjatë muajve prill dhe maj të këtij viti kanë përvetësuar 69 milionë lekë të rinj, shumë që ishte planifikuar të shpërndahej si pensione dhe ndihma sociale për qytetarët e zonave të Durrësit, Shijakut dhe Krujës.

Hetimet nisën pas një kallëzimi të bërë nga Posta Shqiptare, e cila gjatë një kontrolli të brendshëm konstatoi parregullsi në administrimin dhe raportimin e fondeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 20:44Serbia po digjet – BE i dërgon helikopterët
  • 18:26Carney përballet me një provë vendimtare pasi u tërhoq nga marrëveshja e Trumpit
  • 18:214 vatra zjarri aktive në Shqipëri
  • 13:50Bitcoin rikthehet fuqishëm, kriptomonedha nis një tjetër hov në treg
  • 22:57Tragjedi në Nigeri: 40 fëmijë të vdekur pas përmbysjes së një varke