Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Zhvillime të reja: SHBA po dërgon avionë luftarakë në Lindjen e Mesme

GD
Gazeta Demos17 qershor 2025 në 19:17
Zhvillime të reja: SHBA po dërgon avionë luftarakë në Lindjen e Mesme

Ushtria amerikane raportohet se po dislokon më shumë aeroplanë luftarakë në Lindjen e Mesme dhe po zgjat qëndrimin e disa avionëve të tjerë luftarakë, duke forcuar kështu praninë ushtarake të SHBA-së në rajon, ndërsa lufta mes Izraelit dhe Iranit vazhdon, thanë tre zyrtarë amerikanë.

Njëri nga zyrtarët tha se dislokimet përfshijnë avionë luftarakë F-16, F-22 dhe F-35, raporton Reuters.

Dy nga zyrtarët theksuan se dislokimi i avionëve luftarakë ka një karakter mbrojtës dhe se ata janë përdorur për të rrëzuar dronë dhe raketa.

Ndërkohë, pak më herët u raportua se Irani ka lëshuar raketa drejt Izraelit.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë bërë të ditur se kanë identifikuar raketa të lëshuara drejt Izraelit këtë mbrëmje, sipas orës lokale.

“Pak më parë, IDF identifikoi raketa të lëshuara nga Irani drejt territorit të Shtetit të Izraelit. Sistemet mbrojtëse janë duke u aktivizuar për të përgjuar kërcënimin,” – shkroi IDF.

Paralajmërime paraprake u dhanë banorëve pranë Detit të Vdekur dhe në jug të vendit që mund të kenë nevojë të strehohen. Sipas IDF-së, sirenat u aktivizuan gjithashtu në jug të Izraelit.

Izrael

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:14Brukseli shqetësohet pas “jo”-së së Islandës, rrezikohet momentumi i zgjerimit të BE-së
  • 19:39Takim Trump-Putin-Zelensky? Reagon Kremlini: Mund të ndodhë vetëm nëse…
  • 19:00Familjarët kërkojnë me dëshpërim më të dashurit e tyre nën dritën e telefonave në Nepal
  • 16:25Presidenti finlandez: Rusia nuk do të rrezikonte ta sulmonte NATO-n
  • 15:47Shtatë të vdekur pas përmbytjes së tragetit