Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Sport

262 mungesa, Arsenal në krizë, angazhon ekspert të jashtëm

GD
Gazeta Demos2 maj 2026 në 13:39
262 mungesa, Arsenal në krizë, angazhon ekspert të jashtëm

Arsenal po përballet me një krizë serioze lëndimesh në një moment vendimtar të sezonit, duke ndërmarrë edhe masa urgjente për të shmangur pasoja më të mëdha në garën për titull në Premier League.

Sipas raportimeve të The Telegraph, klubi londinez ka angazhuar një fizioterapist nga jashtë stafit të tyre mjekësor për të analizuar dhe kuptuar më mirë arsyet e numrit të lartë të lëndimeve që kanë goditur skuadrën këtë edicion.

Shifrat janë alarmante: lojtarët e Arsenalit kanë munguar në total në 262 ndeshje për klubin dhe kombëtaret gjatë këtij sezoni, një numër dukshëm më i lartë krahasuar me rivalin direkt Manchester City, që ka regjistruar 212 mungesa.

Kjo situatë mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në ambiciet e Arsenalit për titull, pasi mungesat e shumta kanë kufizuar opsionet e trajnerit dhe kanë ndikuar në konsistencën e rezultateve.

Drejtuesit e klubit tashmë janë në kërkim të përgjigjeve konkrete, duke tentuar të identifikojnë nëse problemi lidhet me metodologjinë e stërvitjes, ngarkesën fizike apo faktorë të tjerë të brendshëm.

Më shumë nga Sport

  • 12:59Laura Fazliu humb në gjysmëfinale, synon medaljen e bronztë në Abu Dhabi
  • 22:49Atalanta dhe Fiorentina dhurojnë spektakël, ndahen me barazim 2-2
  • 22:34Sulmuesi kërkon largimin nga Chelsea për shkak të Xabi Alonso-s
  • 22:01I jashtëzakonshëm, Milani dhe Interi prezantojnë stadiumin e ri
  • 21:42Barcelona në krizë me lëndimet, Laporta synon transferimin e Pedro Porros në janar