Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Ademi nga SHBA-ja: Ndeshja e mundshme me Amerikën nder i madh, fokusi në rrugëtimin e marsit

GD
Gazeta Demos6 dhjetor 2025 në 08:32
Ademi nga SHBA-ja: Ndeshja e mundshme me Amerikën nder i madh, fokusi në rrugëtimin e marsit

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ishte i pranishëm në shortin e hedhur sot në SHBA, për Kupën e Botës të vitit 2026, që zhvillohet aty dhe në Kanada e Meksikë.

Me një foto të postuar në rrjetin e tij social në “Facebook”, kryetari Ademi ka folur për kundërshtarët e mundshëm në Botëror, në rast kualifikimi nga “play-offi” i marsit 2026.

Kosova do të luajë ndaj Sllovakisë më 26 mars në Bratisllavë, teksa në rast fitoreje do të përballej me Turqinë ose Rumaninë në Prishtinë.

Agim Ademi ka shkruar se është një emocion unik përballja e mundshme me SHBA-në, e cila së bashku me Australinë dhe Paraguajin janë kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në Grupin D.

“Sot në Washington D.C., në shortin e Kupës së Botës 2026 të gjithë pjesëmarrësit përjetuam emocione të veçanta në një ceremoni madhështore në “John F. Kennedy Center”, e ku të pranishëm ishin edhe presidenti amerikan, Donald Trump, presidentja meksikane Claudia Sheinbaum dhe kryeministri kanadez Mark Carney. Ishte kënaqësi dhe nder për ne të ishim pjesë e këtij eventi, me një organizim spektakolar dhe të veçantë, siç di vetëm Amerika t’i realizojë.

Shorti vendosi që, në rast të kualifikimit, Kosova të jetë në grup me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njërin nga tre nikoqirët e Botërorit dhe aleatin tonë të përhershëm, i cili ka qëndruar pranë nesh në momentet më thelbësore të historisë, nga rruga drejt lirisë e deri te shpallja e pavarësisë. Të luajturit kundër SHBA-së në Botëror do të ishte një nder i madh dhe emocion unik për mbarë kombin tonë. Megjithatë, fokusi ynë tani është vetëm te ndeshjet e marsit. Gjithë përkushtimi është tek gjysmëfinalja e ‘play-offit’ ndaj Sllovakisë në Bratisllavë, sfida jonë e parë dhe më e rëndësishme drejt ëndrrës së madhe. Me besim te djemtë tanë dardanë vazhdojmë të punojmë me përkushtim maksimal për të arritur ëndrrën e madhe, të vetëdijshëm se rruga deri atje është shumë e vështirë”, u shpreh Ademi.

agim ademiKupa e Botës

Më shumë nga Sport

  • 22:16Portieri i Austrisë bëhet viral, e futi topin nën fanellë dhe “çarti” lojtarët e Kosovës
  • 22:03Një pushim i ‘mallkuar’ për Realin që shndërrohet në ankth për Mourinhon
  • 21:32Vojvoda: Është humbje e gjithë ekipit, jo faji i një lojtari apo tjetri
  • 21:01Asllani: Austria ka qenë sot ekipi më i mirë, dhamë maksimumin - por nuk patëm fat
  • 21:01Zhegrova: Sot nuk ishte nata jonë, do të shohim se ku gabuam