UEFA ka përzgjedhur një ekip tërësisht anglez të gjyqtarëve për të drejtuar përballjen mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë, e vlefshme për rundin e parë të Grupit 1 në Ligën C të UEFA Nations League.
Sport
Anglezët “marrin në dorë” ndeshjen Shqipëri – Bjellorusi

Kryesor i ndeshjes do të jetë Sam Barrott, i cili do të ndihmohet nga asistentët Adam Nunn dhe Wade Smith.
Gjyqtari i katërt do të jetë Farai Hallam, ndërsa në dhomën e VAR-it do të jenë Matthew Donohue dhe Paul Howard, në rolet e VAR-it dhe aVAR-it.