Boksieri britanik Anthony Joshua është liruar nga spitali, thanë autoritetet nigeriane të mërkurën vonë në mbrëmje.
Ish-kampioni dy herë i botës në peshat e rënda dhe fitues i medaljes së artë olimpike në Londër 2012 ishte pasagjer në një aksident automobilistik pranë Lagosit të hënën, aksident që shkaktoi vdekjen e dy bashkëpunëtorëve dhe anëtarëve të ngushtë të ekipit të tij.
36-vjeçari ishte nën vëzhgim duke u rikuperuar nga lëndime të lehta, kishte thënë promotori i tij të hënën, raporton theguardian .
Komisioneri i shtetit të Lagosit për informim dhe strategji, Gbenga Omotoso, tha në një deklaratë në X se Joshua ishte liruar nga spitali Lagoon në Ikoyi të mërkurën pasdite, pasi ishte vlerësuar klinikisht si i aftë për t’u “rikuperuar në shtëpi”.
