Frikë për Arbër Hoxhën. Sulmuesi i Kombëtares, është dëmtuar në Kroaci, në ndeshjen e kampionatit, ku Dinamo Zagreb triumfoi 0-2 ndaj Gorica në transfertë.
Në minutën e 88-të, Hoxha mori një ndërhyrje të ashpër nga Bakic në mesfushë.
Si pasojë, ai ndjeu dhimbje të mëdha dhe në fushë u fut stafi mjekësor.
