Gjatë ndeshjes së katërt finale mes Bashkimit dhe Trepçës, situata në palestër është tensionuar ndërsa takimi është duke u zhvilluar aktualisht.

Një pjesë e tifozëve të Bashkimit kanë filluar të ofendojnë skuadrën e Trepçës si dhe zyrtarët e Federatës së Basketbollit të Kosovës, duke krijuar atmosferë të rënduar në tribuna.

Për shkak të këtyre incidenteve dhe për të ruajtur rendin, gjyqtarët e ndeshjes kanë marrë vendim për largimin e ‘Arpagjikëve’ nga salla, në mënyrë që loja të vazhdojë normalisht.Rezultati momental është 60 me 68 për Trepçën.