Klubi i madh gjerman, Borussia Dortmund, ka hyrë në garë për transferimin e sulmuesit të Kosovës, Fisnik Asllani.
Lajmi është raportuar nga gazeta e madhe gjermane “Bild”, sipas së cilës interesimi i “verdhezinjëve” për Asllanin është i madh.
23-vjeçari po kalon formë të jashtëzakonshme me Hoffenheimin. Në 13 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat këtë edicion, ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tri asistime.
Asllani është golashënuesi më i mirë i skuadrës deri më tani këtë sezon.
