Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

“Ata thoshin ‘Ky është vendi ynë’”, rrëfehet për herë të parë Alain Giresse, zbulon si u bë përzgjedhës i Kosovës

GD
Gazeta Demos29 mars 2026 në 16:19
“Ata thoshin ‘Ky është vendi ynë’”, rrëfehet për herë të parë Alain Giresse, zbulon si u bë përzgjedhës i Kosovës

Ish-përzgjedhësi Alain Giresse për herë të parë pas afro dy viteve pas shkarkimit nga FFK-ja është rrëfyer për gazetën e madhe franceze “L’Equipe”, ku komentoi për kombëtaren e Kosovës që është afër të shkruajë historinë.

Giresse ka qenë përzgjedhës i Kosovës për gati 1 vit e gjysmë (2022-2023), ku drejtoi “Dardanët” në 14 ndeshje si dhe kishte një mesatare prej 1.29 pikëve për lojë.

Për “L’Equipe”, Giresse deklaroi se Kosova ka përparuar më të madhe për një periudhë të shkurtër, pavarësisht që para dy viteve ishin më “të papjekur”.

Për më shumë lexoni intervistën e plotë:

Dy vite e tetë muaj pas largimit tuaj, Kosova është pranë të shkruajë kapitullin më të madh në historinë e saj. Çfarë do të thotë kjo për ju?

“Ata po arrijnë diçka mjaft të jashtëzakonshme dhe të rrallë për një vend kaq të ri. Secili e përjeton jetën jashtë vendit në mënyrën e vet. Unë nuk kam qenë indiferent ndaj asaj që kam përjetuar atje, me ta, kështu që nuk jam indiferent as ndaj asaj që po arrijnë sot”.

Përparimi që kanë bërë në një kohë kaq të shkurtër është mjaft mbresëlënës…

“Absolutisht. Kur i sheh duke luajtur, nuk mund ta imagjinosh që kjo skuadër është kaq e re! Para disa vitesh, kjo skuadër ishte ende pak e papjekur. U desh kohë për të ndërtuar diçka reale, me një identitet. Disa lojtarë kishin përvojë në turne të mëdhenj, por nuk kishin luajtur kurrë bashkë dhe nuk flisnin të njëjtën gjuhë. Ne komunikonim kryesisht në anglisht. E vetmja gjë që i bashkonte ishte ky vend”.

Kur erdhët, a e imagjinonit një përparim kaq të shpejtë?

“Nuk e di. Ajo që më bëri përshtypje ishte kjo dëshirë për t’u zhvilluar dhe për t’u bërë më të strukturuar. Më dukej se, sa i përket organizimit dhe logjistikës, Federata po bënte gjithçka të mundshme për të siguruar kushtet më të mira për ne. Kishim ambiente shumë të mira stërvitore, një qendër teknike në Prishtinë (kryeqyteti) ishte në ndërtim kur isha atje, një avion privat për udhëtime… Dhe qëndronim në hotelin më të mirë të qytetit”.

Çfarë dinit fillimisht për Kosovën?

“Jo shumë… Një mik kosovar më kishte ftuar atje në vitin 2012. Gjithçka ishte shumë e re, jo ekipi, por shteti. Në vitin 2014, unë nisa organizimin e një ndeshjeje miqësore mes Senegalit (të cilin ai po e drejtonte dhe Kosovës), e cila në atë kohë kërkonte njohje dhe ende nuk ishte anëtare e FIFA-s. Vite më vonë, i njëjti mik, kunati i të cilit ishte president i Federatës, më ftoi të shkoja. Nuk e njihja shumë kontekstin apo futbollin atje, por thashë po”.

Pse mendoni se kjo skuadër është e veçantë?

Ndjeva një përkushtim të madh nga lojtarët për ta veshur këtë fanellë. Kur mëson për historinë e Kosovës, të shënuar nga lufta para pavarësisë në vitin 2008, e kupton se përfaqësimi i këtij ekipi është një përvojë shumë e fuqishme. Ka një lidhje të fortë emocionale. Ata i thoshin vetes: “Ky është vendi ynë”.

Ky kontekst i jep patjetër një dimension tjetër rolit të trajnerit të kombëtares…

“E dini, më ka pëlqyer shumë të trajnoj atje. Kur shkon jashtë vendit, duhet të përshtatesh me vendin dhe me atë që përfaqëson skuadra për atë vend. Aty ishte një kontekst shumë i veçantë dhe shumë intensiv”.

Si keni mbetur i lidhur me kombëtaren pas largimit tuaj?

“U ktheva për t’i parë duke luajtur në Andorrë në tetor të vitit 2023 (fitore 3-0). I pashë sërish lojtarët, bisedova me disa prej tyre, përfshirë Edon Zhegrovën, me të cilin vazhdoj të kem kontakt. Kam ruajtur lidhje edhe me presidentin dhe trajnerin (gjermanin Franco Foda, i cili mori drejtimin në vitin 2024). Sigurisht që çdo gjë ka një fund, por marrëdhëniet mbeten”.

FC Kosova

Më shumë nga Sport

  • 21:04Kosovë vs Austri, dalin në shitje biletat
  • 21:01Çfarë do të ndodhë me Xhakën? Përzgjedhësi i Zvicrës jep sinjalet e para për të ardhmen e yllit shqiptar
  • 19:55Ronaldo: Disa duan të më “vrasin”, por u duhet pushka – kam dy ëndrra para se të pensionohem
  • 19:51“Kosovë, e meriton me qenë e para”, Donjeta Sadiku pasi fitoi meçin sot: Synimi im është e arta!
  • 19:28Protestuesit kërkojnë që "Dardanët" t'i bashkëngjiten protestës për ish-krerët e UÇK-së