Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Avdullahu lëndohet dhe humb pllej-ofin e Botërorit

GD
Gazeta Demos19 mars 2026 në 14:02
Avdullahu lëndohet dhe humb pllej-ofin e Botërorit

Ndërsa ndeshja më e rëndësishme e historisë së futbollit të Kosovës po afrohet, kombëtarja do të vuajë dëmtimin e një prej lojtarëve më të rëndësishëm të saj, Leon Avdullahut.

Mesfushori i Hoffenheimit ka pësuar një dëmtim muskulor në stërvitje dhe do të jetë jashtë fushave për disa javë, njoftoi sot trajneri i skuadrës gjermane Christian Ilzer.

Kjo është një goditje e rëndë për Kosovën dhe sigurisht për Hoffenheimin, pasi mesfushori qendror luan rol kyç, duke vepruar si lidhje midis pjesëve të ndryshme të ekipit kombëtar, por edhe klubit.

“Mungesa e Leonit është padyshim e rëndësishme,” tha Ilzer, “ai thjesht luan një rol qendror në ekuilibrin tonë, në ndërtimin e lojës sonë dhe gjithashtu në mbrojtje me pozicionimin e tij. Qoftë kundërpresing apo organizim i shpejtë i një blloku defanziv, ai thjesht zë një vend kyç.”

Avdullahu nuk e ka pranuar mirë lëndimin për shkak, sidomos, të humbjes së duelit vendimtar me Kosovën, bëri të ditur trajneri i Hoffenheimit në konferencën për shtyp para ndeshjes së radhës në Bundesligë.

“Kjo është padyshim diçka që Leon nuk po e pranon mirë, por është fakt, ka ndodhur dhe tani thjesht duhet ta shfrytëzojmë sa më mirë dhe ta rikthejmë në formë të plotë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Ilzer.

Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovakisë zhvillohet të enjten më 26 mars me fillim nga ora 20:45 në Bratisllavë.

Leon Avdullahu

Më shumë nga Sport

  • 09:11“Rekordmeni Salah”, hyn në listën e veçantë të lojtarëve që kanë shënuar dhe asistuar në 3 kompeticionet e UEFA-së
  • 09:04Foli hapur pas ndeshjes me Atleticon, Martinez gjobitet nga Manchester United
  • 08:24S’ndalet Getafe, pas Carvajalit synojnë edhe ish-yllin e Unitedit
  • 08:09Carlos Valderrama i befason të gjithë, rruan kokën pas më shumë se 50 vitesh
  • 08:09Mirlind Daku bëhet protagonist, shënoi dy gola, Spartak Moskë fiton derbin me përmbysje