Përderisa Yamal u tregua shumë i përmbajtur dhe korrekt gjatë ceremonisë dhe pas saj, duke e uruar Ousmane Dembelen për trofeun e Topit të Artë, njëjtë nuk ka reaguar babai i tij.
Babai i Yamalit kishte reaguar me një postim duke thënë që djali i tij është me kilometra larg më i miri në botë, menjëherë pas shpalljes së fituesit të Ballon d’Or.
Në një intervistë të me “El Chiringuito TV”, Mounir Nasraoui e kritikoi ashpër vendimin, duke e quajtur mospjesëmarrjen e të birit nga çmimi kryesor si “dëmin më të madh moral ndaj një qenieje njerëzore”.
