Ballkani është eliminuar nga UEFA Conference League, pasi u mposht nga Bohemians pas ekzekutimit të penalltive në ndeshjen kthyese të raundit të dytë kualifikues.

Skuadra nga Suhareka zhvilloi një ndeshje të fortë dhe arriti ta dërgojë përballjen deri te penalltitë, por në fund fati buzëqeshi për irlandezët, të cilët siguruan kualifikimin në raundin e tretë.

Pavarësisht luftës së madhe gjatë 120 minutave, Ballkani nuk arriti ta finalizojë misionin, duke i dhënë fund kështu rrugëtimit të tij në garat evropiane për këtë edicion.