Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Cana tregon bisedën me Xhakën para kalimit te Sunderlandi: Aty do të gjesh pasion të rrallë

GD
Gazeta Demos15 nëntor 2025 në 15:37
Cana tregon bisedën me Xhakën para kalimit te Sunderlandi: Aty do të gjesh pasion të rrallë

Ish-kapiteni i Shqipërisë dhe ish-lojtari i Sunderlandit, Lorik Cana, ka zbuluar një detaj interesant rreth marrëdhënies së tij me Granit Xhakën dhe bisedës që kanë pasur para se mesfushori zvicerano-kosovar t’i bashkohej skuadrës angleze.

Cana, sipas faqes zyrtare të Sunderlandit, ka thënë se ka biseduar me Xhakën para se ky i fundit të merrte vendimin të rikthehej në kampionatin anglez.

“E kam njohur familjen e Granit Xhakës për më shumë se 30 vjet. Kemi të njëjtin prejardhje, familjet tona janë nga Kosova. Graniti është bujar në fushë, dhe i njëjti njeri është edhe jashtë saj. Siç e shohin të gjithë, ai është një lojtar fantastik. Para se të vinte te Sunderland, biseduam. I thashë se aty do të gjente një pasion që rrallë e ka përjetuar”, ka thënë Cana, i cili vetë ka qenë pjesë e Sunderlandit në sezonin 2009/10.

Deklarata e tij vjen mes formës së shkëlqyer që Xhaka po shfaq dhe vlerësimeve të shumta që po merr në futbollin evropian.

Xhaka ka marrë qysh në start të sezonit shiritin e kapitenit, ndërsa nga shumë po konsiderohet si transferi i sezonit veror në kampionatin anglez.

Sunderlandi aktualisht është në vendin e katërt, me 19 pikë, 7 larg Arsenalit që mban kreun.

Granit Xhakalorik cana

Më shumë nga Sport

  • 22:34Drita fiton thellë ndaj Tre Fiorit, kalon në play-off
  • 20:01Amorim “spastron” Milanin, tre futbollistë mund të largohen
  • 19:50Diomande i impresionon të gjithë te Real Madridi
  • 16:45Rregullat e çuditshme të Xavit që mund t’i shkaktojnë probleme serioze lojtarëve të Holandës
  • 16:37Manchester City ofron 120 milionë euro për Enzo Fernandez