Kampioni i Evropës në futboll, Parisi, duket se e ka seriozisht mbrojtjen e titullit këtë sezon.
Francezët avancuan herët në pjesën e parë ndaj Manchester Cityt në Etihad, duke shënuar dy gola të shpejtë (13’ dhe 15’) përmes Doue, respektivisht Dembele.
Vitinha shënoi për 0-3 në minutën e 32-të, për të përfunduar pjesën e parë me dominim total në shtëpinë e “Qytetarëve” anglezë.
Pjesa e dytë nisi më mirë për anglezët, kur Haaland shënoi në minutën e 53-të për të ngushtuar epërsinë e francezëve.
