Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Sllovaki – Kosovë

GD
Gazeta Demos6 dhjetor 2025 në 14:40
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Sllovaki – Kosovë

Federata e Futbollit të Sllovakisë, ka njoftuar për fillimin e shitjes së biletave për duelin ndaj Kosovës.

Shtëpia e futbollit në Sllovaki ka treguar për kushtet e blerjes së biletave nga tifozët e interesuar për ndeshjet e marsit:

· Regjistrimi ose hyrja në faqen vstupenkysfz.sk është e detyrueshme.

· Çdo përdorues i regjistruar mund të blejë maksimumi 5 bileta.

https://ads.albanianpost.com/www/delivery/afr.php?zoneid=8&cb=463515

· Para konfirmimit të pagesës, duhet të futet kodi aktivizues i dërguar përmes SMS-i në një numër telefoni sllovak.

· Biletat shiten me emër, mbiemër, datë lindjeje dhe adresë për secilin blerës.

https://ads.albanianpost.com/www/delivery/afr.php?zoneid=12&cb=639230

· Në hyrje të stadiumit do të kryhet kontroll i dokumentit të identitetit, pasi të dy ndeshjet janë vlerësuar me rrezikshmëri të lartë.

Për shkak se aktualisht janë duke u realizuar opsione për bashkëpunim me partnerë dhe marrëveshje kontraktuale, biletat do të hidhen në shitje gradualisht, pas përfundimit të këtyre afateve.

Gjithashtu, ekziston një opsion për blerje edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës, si dhe nga federatat e Rumanisë ose Turqisë.

Për shkak të masave aktuale të sigurisë dhe në marrëveshje me Policinë e Shtetit të Sllovakisë, për të dy ndeshjet e marsit, nuk është e mundur të blihen bileta për sektorët në tribunën D.

Për shitjen e biletave të veçanta për secilën ndeshje do të bëhet njoftimi paraprakisht, më herët se data 1 mars 2025.

Shitja e biletave do të bëhet online në faqen vstupenkysfz.sk dhe do të zhvillohet në dy faza:

· Nga e premta, 5 dhjetor 2025, në orën 11:00, për tifozët vendas të regjistruar deri më 4 dhjetor, ora 12:00, të cilët do të marrin njoftim përmes emailit nga sistemi i biletarisë.

· Nga e mërkura, 10 dhjetor 2025, në orën 11:00, për gjithë publikun e gjerë në Sllovaki.

Çdo vizitor duhet të ketë një biletë të vlefshme për një vend të caktuar.

Nuk lejohet të merret fëmija pa biletë dhe të ulet në prehër.

Organizatori ka përgatitur bileta paketë për të dy ndeshjet e marsit, gjysmëfinalen Sllovaki – Kosovë (26.03.2026) dhe ndeshjen finale kundër fituesit të duelit Turqi/Rumani (31.03.2026).

Me blerjen e paketës, tifozët përfitojnë 10% zbritje nga shuma totale.

Çmimet e biletave që janë publikuar në faqen zyrtare të Federatës së Sllovakisë në futboll jën nga 220 euro për sektorin VIP, pastaj sektori PRIME me 49 euro, kategoria 1 kushton 29 euro, ndërsa kategoria 2 kushton 19 euro.

Biletat mund të blihen edhe nga personat me nevoja të veçanta, të cilat kushtojnë 5 euro.

FFKPlay Off

Më shumë nga Sport

  • 08:53Blerja e madhe, Rodri pritet të udhëtojë sot në Barcelonë
  • 22:48Vdes Erdogan Celina, ikona e futbollit të Kosovës
  • 20:55Prishtina e nis mrekullisht sezonin e ri në Superligë
  • 20:48Barcelona arrin marrëveshje për transferimin e Rodrit nga Manchester City
  • 20:25Mbahet për herë të parë “Streetball” në Mitrovicë