Prishtina do të jetë sonte në qendër të vëmendjes pasi kombëtarja e Kosovës përballet me Zvicrën në ndeshjen e fundit të kualifikimeve direkte për Kampionatin Botëror 2026.
Me fillim nga ora 20:45, stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të bëhet skenë e emocioneve të mëdha për mijëra tifozë dardanë.
Kosova hyn në këtë duel me 10 pikë në grupin K, duke ndjekur liderin Zvicër me 13 pikë.
Trajneri i Kosovës, Franco Foda, theksoi rëndësinë e paraqitjes së mirë dhe formën e lojtarëve kryesorë, duke përmendur sidomos Fisnik Asllanin, i cili po kalon një periudhë të shkëlqyer, duke shënuar gola dhe duke krijuar hapësira në situata të ngushta.
