Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Debat i paparë ndonjëherë, ndodhi mes presidentit të Napolit dhe Antonio Contes

GD
Gazeta Demos25 maj 2026 në 12:57
Debat i paparë ndonjëherë, ndodhi mes presidentit të Napolit dhe Antonio Contes

Atmosfera u tensionua në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ku presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, dhe trajneri Antonio Conte u përfshinë në një debat të hapur lidhur me garën për titull dhe meritat e Interit.

Gjithçka nisi kur De Laurentiis deklaroi se Napoli do ta kishte fituar kampionatin me lehtësi nëse nuk do të ishte përballur me problemet e shumta me lëndimet. Megjithatë, Conte e kundërshtoi menjëherë këtë pretendim.

“Absolutisht jo”, u përgjigj trajneri italian, duke theksuar se Interi meriton plotësisht suksesin e arritur. Sipas tij, zikaltërit kanë dëshmuar vazhdimisht cilësinë e tyre, duke kujtuar se sezonin e kaluar arritën në finalen e Ligës së Kampionëve dhe këtë edicion e kanë forcuar edhe më shumë skuadrën.

Debati u ashpërsua kur De Laurentiis argumentoi se Interi kishte bërë paraqitje më të dobëta në Evropë krahasuar me sezonin e kaluar, por Conte nuk u tërhoq nga qëndrimi i tij.

De Laurentiis disse que o Napoli teria sido campeão sem as lesões. Conte rebateu o aniversariante e disse que isso provavelmente não teria acontecido e que os méritos da Inter precisam ser reconhecidos. pic.twitter.com/PJT5ghXHRQ — Calciopédia (@calciopedia) May 24, 2026

“Nuk më pëlqen të kërkoj justifikime të tilla. Duhet të pranojmë dhe të respektojmë fitoret e të tjerëve. Nëse dëshiron respekt, duhet ta tregosh i pari. Interi e meritoi këtë sukses, me ose pa lëndime”, deklaroi Conte.

Trajneri shtoi madje se edhe nëse Napoli nuk do të kishte pasur probleme me dëmtimet, nuk kishte asnjë garanci për sukses në arenën evropiane.

Përplasja mes dy figurave kryesore të klubit napolitan ka tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave italiane, duke ngritur pikëpyetje edhe për raportet mes presidentit dhe trajnerit në prag të sezonit të ri

FC NAPOLI

Më shumë nga Sport

  • 20:58Vojvoda: Jemi të dëshpëruar, por kjo pikë na bën më të fortë
  • 20:39Asllani pas barazimit me Austrinë: Kemi bërë një lojë shumë të mirë
  • 20:24Zhegrova më i miri i ndeshjes, këto janë notat e lojtarëve pas takimit Kosova vs Austria
  • 19:56Kosova lëshon fitoren në fund, Austria barazon në “Fadil Vokrri”
  • 19:48Austria dënon Kosovën, barazon rezultatin