Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Sport

Debutim për t’u harruar për Pochettinon, Liverpooli e turpëron Manchester Unitedin

GD
Gazeta Demos22 nëntor 2026 në 19:48
Debutim për t’u harruar për Pochettinon, Liverpooli e turpëron Manchester Unitedin

Liverpooli e ka mposhtur Manchester Unitedin me rezultat bindës 4-0 në “Anfield”, duke i shkaktuar një debutim të hidhur trajnerit të ri, Mauricio Pochettino.

Kjo ishte fitorja e parë e Liverpoolit në shtëpi ndaj rivalit të madh në katër përballjet e fundit në Premierligë.

Ndeshja mori drejtim që në minutën e 10-të, kur Leny Yoro u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje ndaj Alexander Isak, duke e lënë Manchester Unitedin me një lojtar më pak.

Liverpooli shfrytëzoi menjëherë epërsinë numerike.

Dominik Szoboszlai realizoi nga gjuajtja e lirë për 1-0, ndërsa vetëm pak minuta më vonë Florian Wirtz dyfishoi rezultatin pas asistimit të Rio Ngumohas.

Në pjesën e dytë, vendasit vazhduan dominimin dhe Rio Ngumoha shënoi golin e tretë, pas një aksioni të shpejtë të Liverpoolit.

Rezultatin përfundimtar 4-0 e vulosi Victor Munoz, pas një aksioni të bukur dhe asistimit të Florian Wirtz.

Kjo humbje e rëndon edhe më shumë situatën e Manchester Unitedit, që renditet në pozitën e 19-të në tabelë dhe ka regjistruar vetëm një fitore në kampionat këtë sezon.

Liverpooli është i katërti në tabelë, me 21 pikë, shtatë më pak se Arsenali, që është i pari.

Pochettino ka shumë punë për të bërë, pasi skuadra e tij aktualisht ka mbrojtjen më të dobët në pesë ligat kryesore evropiane.

liverpoolimanchesterunitedin

Të ngjashme

Mbyllet pjesa e parë: Liverpooli po fiton me epërsi të dyfishtë, Unitedi me një lojtar më pak

Mbyllet pjesa e parë: Liverpooli po fiton me epërsi të dyfishtë, Unitedi me një lojtar më pak

18:22

Më shumë nga Sport

  • 22:48Përmbysje e çmendur në Bergamo, Atalanta ia mohon fitoren Interit në fund!
  • 22:36Pochettino në makth tek Unitedi, barazohet një rekord negativ i Premierligës
  • 22:29Super ndeshje në Itali, Atalanta shënon golin e tretë ndaj Interit dhe shpreson për barazim
  • 22:18Pse Brajan Gruda nuk e përfaqëson Shqipërinë? Armand Duka i tregon prapaskenat për yllin e Leipzigut
  • 17:59Spektakël në Prizren: Përkrahje e çmendur për Lirinë ndaj Rilindjes nën dritat e reflektorëve