Ka përfunduar java e 10-të në Raiffeisen Ligën e Parë të Kosovës, ku nuk kanë munguar rezultatet interesante dhe ndryshimet në renditjen tabelare.
Rezultatin më të thellë të kësaj jave e regjistroi Ferizaj, që triumfoi me rezultat 4-1 ndaj Dinamos, duke marrë tri pikë të rëndësishme në garën për pozitat e kreut, dhe duke i rrëzuar nga froni rivalin lokal
Ndërkohë, Prishtina e Re fitoi si mysafire ndaj Kikës me rezultat 1-0 dhe pas gabimit të Dinamos, kryeqytetasit marrin kreun.
Fitore të vlefshme shënoi edhe Liria, e cila mposhti Trepçën me rezultat minimal 1-0.
Suhareka ishte bindëse në përballjen me Tefik Çangën, duke triumfuar 3-0, ndërsa 2 Korriku e mposhti Istogun me rezultat 1-0.
Tri ndeshje të tjera përfunduan në barazim. Lepenci dhe Besa Peja ndanë pikët pas rezultatit 2-2, ndërsa Ramiz Sadiku dhe Vjosa barazuan 1-1, rezultat ky që u përsërit edhe në duelin mes Rilindjes 1974 dhe Vëllaznimit.
Në ndeshjen mes Mitrovicës dhe Trepçës ’89 nuk pati gola, me të dyja skuadrat që u desh të kënaqeshin me nga një pikë.



