Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Drita “blindon” mesfushorin Mamadou Ben Zidane

GD
Gazeta Demos4 shtator 2025 në 21:22
Drita “blindon” mesfushorin Mamadou Ben Zidane

Kampioni i Kosovës në futboll, FC Drita, ka zyrtarizuar përforcimin më të ri në skuadër, duke sjellë energji të freskët në mesfushë.

Klubit bardhekaltër i është bashkuar 19-vjeçari Mamadou Ben Zidane, i cili vjen nga ekipi francez SC Bastia, aty ku ka zhvilluar hapat e parë të karrierës së tij.

Në njoftimin e bërë publik, Drita ka shprehur entuziazmin për ardhjen e talentit të ri, duke e konsideruar një investim të rëndësishëm për të ardhmen:

“FC Drita ka kënaqësinë të njoftojë transferimin e lojtarit të ri në radhët tona, Mamadou Ben Zidane. Mesfushori 19-vjeçar i bashkohet klubit tonë nga ekipi francez SC Bastia, duke sjellë energji të re dhe potencial të madh për të ardhmen. Me talentin dhe aftësitë e tij, Zidane pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën bardhekaltër në garat vendore dhe ndërkombëtare. FC Drita i uron mirëseardhje Zidanes-s në familjen bardhekaltër dhe i dëshiron shumë suksese në këtë kapitull të ri të karrierës së tij. Mirë se vjen, Mamadou!”, thuhet në komunikatën e klubit.

fc drita

Më shumë nga Sport

  • 09:46Portugalia druhet nga efekti ekonomik i largimit të Ronaldos, reagon ministri
  • 09:15Fisnik Asllani: Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi!
  • 20:58Vojvoda: Jemi të dëshpëruar, por kjo pikë na bën më të fortë
  • 20:39Asllani pas barazimit me Austrinë: Kemi bërë një lojë shumë të mirë
  • 20:24Zhegrova më i miri i ndeshjes, këto janë notat e lojtarëve pas takimit Kosova vs Austria