Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Drita me eliminim nga garat evropiane humb edhe miliona euro

GD
Gazeta Demos27 gusht 2026 në 22:39
Drita me eliminim nga garat evropiane humb edhe miliona euro

Drita ka pësuar një eliminim të dhimbshëm në play-offin e Ligës së Konferencës, pasi Inter D’Escaldes e mposhti pas ekzekutimit të penalltive dhe siguroi kualifikimin në fazën e ligës.

Përveç zhgënjimit sportiv, eliminimi në Andorrë i ka kushtuar kampionit të Kosovës edhe në aspektin financiar, pasi Drita ka humbur mundësinë për të arkëtuar rreth 3.1 milionë euro të tjera nga vazhdimi i garave evropiane.

Drita e nisi aventurën evropiane në Ligën e Kampionëve, si kampione e Kosovës, dhe zhvilloi gjithsej katër raunde kualifikuese.

Në raundin e parë, gjilanasit u përballën me Žalgiris, ndaj të cilit u eliminuan me rezultat të përgjithshëm 4-3. Më pas, Drita vazhdoi garat në Ligën e Konferencës, ku në raundin tjetër u përball me Floriana, transmeton Telegrafi.

Pas një përballjeje dramatike, Drita arriti ta eliminojë skuadrën malteze me rezultat të përgjithshëm 3-2, pas vazhdimeve.

Në raundin pasues, kampionët e Kosovës treguan forcën e tyre ndaj Tre Fiori, duke siguruar kualifikimin me rezultat të përgjithshëm 9-1 dhe duke arritur deri në play-off.

Në ndeshjen e fundit, Drita u përball me Inter D’Escaldes. Pas barazimit 2-2 në Prishtinë dhe 0-0 pas 90 minutash në Andorrë, ndeshja shkoi në vazhdime, por as ato nuk sollën gol.

Fati u vendos nga penalltitë, ku Inter D’Escaldes triumfoi dhe i dha fund aventurës evropiane të Dritës.

1.71 milionë euro të arkëtuara

Sipas përllogaritjes së shpërblimeve të UEFA-s, Drita e mbyll këtë aventurë me rreth 1.71 milionë euro të përfituara nga garat evropiane.

Shuma përfshin: 700 mijë euro nga pjesëmarrja në katër raunde kualifikuese, 750 mijë euro për eliminimin në play-off dhe 260 mijë euro nga bonuset tjera, shkruan Telegrafi.

Por, nëse do të arrinte të kalonte Inter D’Escaldes dhe të siguronte një vend në fazën e ligës së Ligës së Konferencës, të ardhurat do të ishin dukshëm më të mëdha.

Vetëm kualifikimi në fazën e ligës do t’i garantonte Dritës një shumë të konsiderueshme prej 3.1 milionë euro ekstra, ndërsa klubit do t’i hapej mundësia për të fituar edhe më shumë përmes rezultateve.

Në këtë fazë, një fitore vlen rreth 400 mijë euro, ndërsa një barazim rreth 133 mijë euro, përveç shpërblimit bazë të pjesëmarrjes.

Në total, moskalimi në fazën e ligës i ka kushtuar Dritës rreth 3.1 milionë euro të ardhura të mundshme, shumë që do t'i shtohej 1.71 milionë eurove të siguruara deri tani.

Kështu, eliminimi nga Inter D’Escaldes është i dhimbshëm për Dritën në dy aspekte: sportivisht, sepse humbi mundësinë për të luajtur për herë të parë në fazën e ligës, dhe financiarisht, pasi humbi miliona euro të ardhura nga UEFA

dritaevropianeeuro

Të ngjashme

Bajrami kritikon ekzekutimin e investimeve kapitale: Ku shkuan paratë?

Bajrami kritikon ekzekutimin e investimeve kapitale: Ku shkuan paratë?

11:47
Shërbimet e inteligjencës evropiane paralajmërojnë: Rusët po përgatisin atentate në të gjithë Evropën

Shërbimet e inteligjencës evropiane paralajmërojnë: Rusët po përgatisin atentate në të gjithë Evropën

11:04
"I dhashë 10 mijë euro…", pas videove intime të Adi Hilës, flet Blerina Matraku

"I dhashë 10 mijë euro…", pas videove intime të Adi Hilës, flet Blerina Matraku

23:10

Më shumë nga Sport

  • 22:32Jasir Asani na i rikujton “raketat” e Tiranës, shënon në fitoren e Esteghlalit
  • 22:03I mbesin edhe 19, Ronaldo s’ndalet së shënuari me Al-Nassr
  • 21:19Ndizen alarmat, shtyhet ndeshja e Al-Nassrit të Ronaldos në Champions League të Azisë
  • 19:46Një fanellë 14 milionë dollarë! Michael Jordan vendos rekordin e ri në historinë e NBA-së
  • 19:42Goditje për “Djajtë e Kuq”, Carrick konfirmon mungesën e yjeve ndaj Atletico Madridit