Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Dy sfida që premtojnë spektakël, sonte nisin duelet e 1/8 së finales në Botëror

GD
Gazeta Demos4 korrik 2026 në 16:06
Dy sfida që premtojnë spektakël, sonte nisin duelet e 1/8 së finales në Botëror

Kupa e Botës vazhdon sot me dy përballje interesante të fazës së 1/8 së finales, ku në fushë zbresin Kanadaja, Maroku, Franca dhe Paraguai.

Vëmendja fillimisht do të jetë te dueli mes Kanadasë dhe Marokut, i cili zhvillohet në Houston, Texas. Për kombëtaren kanadeze kjo është një ditë historike, pasi për herë të parë në histori ka arritur të kualifikohet në fazën me eliminim direkt të një Kampionati Botëror

Kanadezët siguruan biletën për në këtë fazë pas një fitoreje dramatike ndaj Afrikës së Jugut, ndërsa tani synojnë të vazhdojnë ëndrrën e tyre përballë Marokut.

Edhe marokenët vijnë me moral të lartë, pasi në raundin paraprak eliminuan Holandën pas ekzekutimit të penalltive, duke konfirmuar se janë një nga skuadrat surprizë të këtij edicioni.

Në mbrëmje, nga ora 23:00, radha do t’i vijë përballjes mes Francës dhe Paraguait në stadiumin Lincoln Financial Field në Philadelphia.

Franca konsiderohet një nga favoritët kryesorë për triumfin në këtë Botëror dhe hyn në këtë sfidë me epërsinë e cilësisë në pothuajse çdo repart. Në qendër të vëmendjes do të jetë Kylian Mbappe, i cili po kalon një formë të jashtëzakonshme. Sulmuesi francez ka realizuar gjashtë gola në fazën e deritanishme të turneut, ndërsa në ndeshjen ndaj Norvegjisë, edhe pse nuk shënoi, kontribuoi me dy asistime.

Nga ana tjetër, Paraguai ka qenë një nga surprizat e këtij Botërori. Amerikano-jugorët siguruan kualifikimin falë paraqitjeve mbresëlënëse, ndërsa veçohet fitorja 1:0 ndaj Turqisë në fazën e grupeve, e arritur edhe pse skuadra luajti me një futbollist më pak gjatë gjithë pjesës së dytë.

Megjithatë, përballja me Francën paraqet sfidën më të madhe deri tani për paraguajanët, të cilët do të tentojnë të shkaktojnë një tjetër befasi.

Orari i ndeshjeve:

19:00 – Kanadaja – Maroku 23:00 – Franca – Paraguai

Kupa e Botës

Më shumë nga Sport

  • 16:45Rregullat e çuditshme të Xavit që mund t’i shkaktojnë probleme serioze lojtarëve të Holandës
  • 16:37Manchester City ofron 120 milionë euro për Enzo Fernandez
  • 16:02Messi me mesazh emocionues pas vdekjes së babait të tij: Nuk e di çfarë do të bëj pa ty
  • 15:58Ndryshon lokacioni i Superkupës së Spanjës
  • 15:57Galatasaray refuzon 130 milionë euro për Osimhenin