Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

E konfirmuar: Ronaldo po mungon në furneralin e Diogo Jotas

GD
Gazeta Demos5 korrik 2025 në 11:29
E konfirmuar: Ronaldo po mungon në furneralin e Diogo Jotas

Arkivolet janë futur brenda në kishë dhe tingujt e kambanave janë zëvendësuar nga tinguj të butë të instrumenteve me tela, ndërsa të pranishmit nisin të hyjnë ngadalë në ambientin e brendshëm.

“Shumë nga të pikëlluarit po përpiqen të ngushëllojnë njëri-tjetrin teksa ecin me kokat ulur drejt kishës. Mbizotëron heshtja absolute. Atmosfera është thellësisht emocionale dhe prekëse — një moment që flet më shumë se fjalët”, raporton “Daily Mail”.

Ndërkohë, sipas “The Mirror”, Federata Portugeze e Futbollit ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo nuk është i pranishëm në funeral.

Jota dhe vëllai i tij humbën jetën në një aksident automobilistik pranë provincës spanjolle të Zamorës, në orët e para të së enjtes.

Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 me orën lokale, sipas njoftimit të Guardia Civil të Spanjës.

Jota ishte këshilluar të mos udhëtonte me avion pas një ndërhyrjeje të vogël kirurgjikale, ndaj po udhëtonte me makinë për të kapur tragetin që do ta kthente në Angli, ku pritej të fillonte përgatitjet për sezonin e ri të hënën.

Më shumë nga Sport

  • 21:23Interi përmbys Napolin, fitore dramatike në derbin e Serie A
  • 21:20Asllani shënon supergol në Emiratet e Bashkuara Arabe
  • 19:30Bundesliga dhuron një pasdite spektakolare, 21 gola në pesë ndeshje
  • 19:26Inter-Napoli, tre gola për gjashtë minuta!
  • 19:20Fenerbahçe – Beşiktaş, formacionet zyrtare: Muriqi starton, Rashica në stol