Talenti kosovar që dëshmoi veten në kualifikimet për Botëror me Kosovën, Fisnik Asllani, nuk ka të ndalur.

Atij iu deshën vetëm pesë minuta në lojë për të shënuar sërish në Bundesliga.

Asllani shënoi një gol mahnitës për Hoffenheimin ndaj Hamburgut. Pas asistimit të Prass, Asllani me një finalizim fantastik e dërgoi topin brenda rrjetës, duke mos i lënë asnjë shans portierit mysafir.