Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Egjipti ankohet në FIFA pas eliminimit nga Argjentina, kërkon hetim ndaj François Letexier-it

GD
Gazeta Demos8 korrik 2026 në 10:53
Egjipti ankohet në FIFA pas eliminimit nga Argjentina, kërkon hetim ndaj François Letexier-it

Federata Egjiptiane e Futbollit ka paraqitur një ankesë zyrtare në FIFA kundër gjyqtarit francez François Letexier, pas humbjes dhe eliminimit nga Argjentina në Kupën e Botës.

Sipas federatës, vendimet e arbitrit ndikuan drejtpërdrejt në rrjedhën e takimit, ku Argjentina përmbysi rezultatin nga 0-2 në 3-2 .

Egjiptianët kundërshtuan anulimin e një goli, ndërsa pretenduan edhe për një penallti të padhënë në favor të tyre, vetëm pak çaste para aksionit që solli golin e tretë të Argjentinës.

Vendimet e Letexier-it shkaktuan reagime të forta në kampin egjiptian, ku lojtarët shprehën pakënaqësinë e tyre, ndërsa trajneri Hossam Hassan hodhi dyshime mbi arbitrimin, duke deklaruar se gjyqtari mund të kishte “diçka për të fshehur”.

Përmes ankesës zyrtare, Federata Egjiptiane kërkoi nga FIFA nisjen e një hetimi mbi arbitrimin e ndeshjes, si edhe pezullimin e François Letexier-it nga gjykimi i ndeshjeve të mbetura të Kupës së Botës.

Më shumë nga Sport

  • 09:55Xavi Hernandez emërohet trajner i Holandës me një kontratë katërvjeçare
  • 22:39Amir Rrahmani shënon gol të mrekullueshëm nga distanca
  • 11:42Asllani në radarin e tri klubeve të mëdha evropiane
  • 21:58Juventusi arrin marrëveshje me yllin e Serie A-së
  • 21:05Paul Pogba drejt largimit nga Monaco, e ardhmja e tij mbetet në pikëpyetje