Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Sport

Elvis Rexhbeçaj: Humbja më e dhimbshme e karrierës sime

GD
Gazeta Demos1 prill 2026 në 19:25
Elvis Rexhbeçaj: Humbja më e dhimbshme e karrierës sime

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, ka reaguar pas humbjes së “Dardanëve” nga Turqia 0:1 në finalen e play-offit, duke ndarë emocionet e tij përmes një mesazhi drejtuar tifozëve.Në një postim publik, Rexhbeçaj falënderoi përkrahësit për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar rolin e tyre të madh në rrugëtimin e ekipit.

“Faleminderit për mbështetjen tuaj. Ju e bëtë çdo ndeshje si në shtëpi për ne”, ka shkruar ai, duke nënvizuar atmosferën e krijuar nga tifozët, që sipas tij ka qenë shtysë e madhe për skuadrën.Megjithatë, mesfushori nuk e fshehu zhgënjimin për rezultatin final, duke e cilësuar këtë si momentin më të vështirë në karrierën e tij.

“Fatkeqësisht nuk arritëm ta bëjmë hapin e fundit. Është humbja më e dhimbshme e karrierës sime…”, u shpreh Rexhbeçaj.Pavarësisht kësaj, ai dha një mesazh optimist për të ardhmen e përfaqësueses, duke lënë të kuptohet se kjo përvojë do të shërbejë si pikënisje për suksese më të mëdha.

“Por është fillimi i diçkaje të madhe! Forca Kosova”, përfundoi ai.

ELVIS REXHBEQAJ

Më shumë nga Sport

  • 21:20Dënim i rëndë për Kosovën nga UEFA, FFK-ja gjobitet me mbi 42 mijë euro
  • 20:57Meçi me Furyn mund të jetë ndër të fundit, Joshua paralajmëron pensionimin
  • 11:04"Kishte provokime", Shaqiri i rikthehet gjestit të shqiponjës që e bëri pas golit ndaj Serbisë
  • 13:38Kosova bie për dy pozita në ranglistën e FIFA-s
  • 09:15Zbulohen vazot për Euro 2028,  shmanget përballja mes Kosovës dhe Shqipërisë