Pasi u kualifikua për në finalen e Ligës së Kampionëve, Luis Enrique theksoi se skuadra e tij dëshiron të “vazhdojë” të bëjë “histori” në turne dhe vlerësoi mbrojtjen ekipit parizien në ndeshjen e kthimit kundër Bayern Munich.
“Ne kemi besuar në këtë gjatë gjithë kohës. Nuk kam parë asnjë skuadër më të mirë se ne. Të gjithë na kritikuan, duke thënë se PSG nuk ishte asgjë, asgjë, asgjë, por kjo nuk më habiti. Mund të them se për mua, Bayern Munich është në nivelin tonë. Arsenali është një nga skuadrat më të mira këtë sezon; ajo që kanë bërë gjatë gjithë sezonit është e pabesueshme”, shkruan Marca.
