Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Sport

“Është lojtar vetëm për gjysmë ore”, Cassano me deklaratë nënçmuese për Edon Zhegrovën

GD
Gazeta Demos11 nëntor 2026 në 21:41
“Është lojtar vetëm për gjysmë ore”, Cassano me deklaratë nënçmuese për Edon Zhegrovën

Ish-futbollisti i njohur italian, Antonio Cassano, ka bërë një deklaratë që mund të konsiderohet nënçmuese për Edon Zhegrovën, duke vënë në pikëpyetje aftësinë e yllit të Kosovës për të luajtur në nivel të lartë për 90 minuta.

Duke komentuar futbollistët e Juventusit në emisionin Viva El Futbol, ish-reprezentuesi i Italisë e ka përmendur edhe emrin e Zhegrovës, i cili nuk ka arritur të ketë shumë hapësirë në skuadrën bardhezi që prej transferimit nga Lille.

Cassano ka vlerësuar se disa prej lojtarëve të Juventusit nuk po e dëshmojnë potencialin e tyre, ndërsa në këtë kontekst ka përmendur edhe sulmuesin e Kosovës.

“Lucumi te Bologna dukej sikur Beckenbaueri, ndërsa tani është i tmerrshëm. Për Cambiasson thuhej se pëlqehej nga City, Cancelo i ri, 60 milionëshi, është diçka e paimagjinueshme”.

“Boga dhe Zhegrova janë lojtarë për gjysmë ore lojë”, ka deklaruar Cassano.

Kjo deklaratë e italianit është një vlerësim mjaft kritik për Zhegrovën, duke sugjeruar se futbollisti kosovar mund të jetë i dobishëm vetëm kur aktivizohet për një periudhë të shkurtër të ndeshjes.

Zhegrova iu bashkua Juventusit nga Lille në vitin 2025, por deri më tani nuk ka arritur të sigurojë një rol të rëndësishëm në formacionin e skuadrës italiane.

Megjithatë, statistikat e tij në Serie A këtë edicion tregojnë se ai ka kontribuar me dy gola dhe dy asistime, pavarësisht minutave të kufizuara në dispozicion.

Cassano, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur për klube të njohura si Bari, Roma, Real Madridi, Sampdoria, Milani dhe Interi, njihet për deklaratat e drejtpërdrejta dhe shpeshherë kontroverse në analizat e tij televizive.

cassanodeklaratëzhegrovën

Më shumë nga Sport

  • 21:55Shqipëria e jashtëzakonshme, Manaj e dyfishon epërsinë ndaj Finlandës
  • 21:26Supergol nga Ernest Muçi, Shqipëria në epërsi ndaj Finlandës
  • 19:32Shqipëri – Finlandë, formacionet zyrtare
  • 18:54Lutfi Dalipi mban premtimin që ia kishte dhënë gjyshit, zgjedh ta përfaqësojë Kosovën
  • 18:45Liverpooli vendos në listën e dëshirave talentin 100-milionësh, por ai ëndërron Real Madridin